Zelensky: Moska po demonstron dobësi duke krijuar kaos në Afrikë

1 Shtator 2023, 15:31| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 15:35

  • Share

1693237304_zz.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes video-lidhjes në Forumin Evropian House-Ambrosetti, deklaroi se Moska po demonstron dobësi duke krijuar kaos në Afrikë.

Zelensky tha se agresoi rus po bën krime kundër njerëzimit dhe bota është në dijeni të të gjithave gjërave që po ndodhin në Ukrainë.

Ai gjithashtu tha se Rusia nuk po tregon forcën e saj, por po e bën këtë gjë për të shpërqendruar botën. Si përfundim ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë “Terror nuk do të thotë forcë”.

"Ne e shohim qartë se kush është armiku. Nuk ka forcë në anën tjetër të frontit, ata thjeshtë po bëjnë krime kundër njerëzimit, bota i sheh të gjitha këto. Kush e sheh forcën duke hedhur raketa nga aeroplanët, kush sheh forcë te një lider që duhet të lëvizë nëpër vendin e tij me një automjet të blinduar? Ne shohim dobësi, jo forcë, edhe kur ata përpiqen të krijojnë kaos në Afrikë. Ata nuk po tregohen të fortë, por për të shpërqendruar bota. Terror nuk do të thotë forcë”, tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Alarm për bomba në shkollat e Kievit! Moska: Sistemi i raketave Sarmat vihet në gatishmëri! SHBA: Suksese të dukshme të Ukrainës në 72 orë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?