Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre

31 Maj 2022, 18:45| Përditesimi: 31 Maj 2022, 18:46

  • Share

1653565264_Capture.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mirëpritur paketën e gjashtë të sanksioneve ruse të vendosura nga Bashkimi Evropian, por ka kritikuar bllokun për vonesën e saj.

Liderët evropianë kanë arritur një marrëveshje të re për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia, në të cilën ata "do të shkurtojnë në mënyrë efektive rreth 90% të importeve të naftës nga Rusia në BE deri në fund të vitit".

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i Ukrainës do të ndërpresë gjithashtu bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SËIFT, sistemi global i transfertave financiare.

“Kur kanë kaluar mbi 50 ditë ndërmjet paketës së 5-të dhe të 6-të të sanksioneve, situata nuk është e pranueshme për ne”, tha Zelenskyy. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?