Zelensky: Luksemburgu angazhon 15% të buxhetit të tij të mbrojtjes për të mbështetur Ukrainën

22 Qershor 2022, 09:35| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 09:36

  • Share

Luksemburgu ka angazhuar 15% të buxhetit vjetor të mbrojtjes të vendit për të mbështetur përpjekjet e luftës të Ukrainës, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“15% e buxhetit të mbrojtjes së këtij shteti, ky ishte një kontribut për mbrojtjen e Ukrainës. Si madhështia ashtu edhe fisnikëria e shtetit ndihen menjëherë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmje të martën.

Sipas shifrave të NATO-s, Luksemburgu shpenzoi 462 milionë dollarë për mbrojtjen në vitin 2021.

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel vizitoi Kievin të martën për të treguar solidaritetin e Luksemburgut me popullin e Ukrainës.

“Bettel vizitoi qytetet e rajonit të Kievit që ishin çliruar nga pushtuesit”, tha Zelensky.


“I jam mirënjohës atij për mirëkuptimin e tij të sinqertë për popullin tonë dhe për gatishmërinë e Luksemburgut për të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës”, shtoi presidenti ukrainas. 

Bettel vizitoi Bucha, Borodyanka dhe Irpin, të gjitha vendet që janë ndikuar shumë nga lufta. 

Kryeministri e quajti Borodyanka një simbol i mizorisë dhe dhunës së pakuptimtë.

Asgjë nuk mund të përcjellë tmerrin e asaj që ka ndodhur këtu shkroi ai në Tëitter të martën. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Finlanda: Gati për të luftuar nëse Rusia na sulmon! Presidenti kinez: Zgjerimit i Aleancave Ushtarake është një kërcënim! Luhanskut nën sulme të vazhdueshme


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?