Zelensky i drejtohet BE-së: Jemi në prag të katastrofës bërthamore

7 Tetor 2022, 16:54| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:55

  • Share

“Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të kapjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse”, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në samitin e Pragës .

"Rusia ka sjellë luftë në tokën tonë, në pjesën ukrainase të Evropës. Dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas ndaloi pushtimin nga Rusia, kjo e fundit ende nuk mund ta çojë të njëjtën luftë në pjesë të tjera të Evropës. Evropa, veçanërisht në vendet baltike, Polonia dhe Moldavia”, shtoi lideri ukrainas.

Nga ana tjetër, Roberta Metsola , presidentja e Parlamentit Europian tha se "Ukraina ka nevojë për armë të rënda dhe tanke. 

“Shtetet anëtare mund të ofrojnë" armët "pasi Rusia ka zbatuar një përshkallëzim të ri të pushtimit të saj duke e bërë atë më të dëshpëruar dhe ne duhet të përgjigjemi në një mënyrë proporcionale,", tha Metsola duke folur me gazetarët përpara samitit jozyrtar në Pragë .  

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell foli rreth propozimit për një këst të ri financiar, ndihmë për Ukrainën.

"Unë do t'u kërkoj liderëve të mbështesin propozimin për një këst të ri" të financimit brenda Fondit Evropian të Paqes, për të vazhduar mbështetjen ushtarake të Ukrainës dhe gjithashtu për një mision trajnimi. Shpresoj që në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme ta kemi propozimin”, tha Borrell nga Praga.

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i drejtohet BE-së: Jemi në prag të katastrofës bërthamore! Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?