Zelensky: Evropë, voto për Ukrainën sonte në Eurovision

14 Maj 2022, 22:45| Përditesimi: 14 Maj 2022, 22:52

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrjen që të gjithë të votojnë për grupin “Kalush Orchestra”, i cili përfaqëson Ukrainën këtë vit në Eurovision.

"Evropë, voto për Orkestrën Kalush", kjo ishte thirrja e Zelenskyt e postuar në Telegram, pak minuta para fillimit të finales së Eurovisionit.

Orkestrën Kalush është konsideruar tashmë ndër favoritët për fitore, duke sjell këngën "Stefania", dedikuar fillimisht nënës së një prej anëtarëve të grupit, por shumë shpejt u bë një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën.


Lajmi kryesor:

Sot finalja e madhe e Eurovision, nis me mesazh për paqen! Kush janë 25 finalistët në garë për vendin e parë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?