Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter për tërmetin e tmerrshëm 7.9 ballë që ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 600 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Ai siguron Turqinë për mbështetjen e nevojshme në këto raste të nevojshme dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e 500 viktimave.
Ai siguron se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë për popullin "mik" turk.
Zelensky, duke thënë se ishte i tronditur nga lajmi i tërmetit, i ofroi ngushëllimet e tij presidentit turk Rexhep Tajip dhe familjeve të viktimave: "Ne jemi pranë popullit mik turk tani dhe të gatshëm për të japë çdo ndihmë të nevojshme”.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bakhmut, bastioni ukrainas në Donetsk i izoluar! Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e BE
F.D/ReportTv.al