Zelensky: Çdo ditë po humbasim 60 deri në 100 ushtarë  

1 Qershor 2022, 08:19| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 08:22

  • Share

Gjatë një interviste për kanalin amerikan “Newsmax”, Zelensky deklaroi se Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

“Situata në Lindje është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime,” tha Zelensky.

Presidenti tha gjithashtu gjatë intervistës se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.

“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze deri në 120-140 kilometra”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?