Pas sulmit rus në Odessa, Presidenti Volodymyr Zelensky u bën një thirrje të përzemërt aleatëve për më shumë armë të mbrojtjes ajrore që mbrojnë Ukrainën nga raketat ruse.
"Ukraina ka nevojë për një mburojë të vërtetë ajrore - mënyra e vetme për të mposhtur terrorin raketor rus. Ne kemi treguar tashmë se mund të rrëzojmë edhe raketat ruse për të cilat mburren terroristët. Me ndihmën e partnerëve tanë, mijëra jetë janë shpëtuar. Por ne kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Bota nuk duhet të mësohet me terrorin rus - duhet të mposhtet. Dhe është e mundur", shkroi ai në Telegram.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Bomba në Odessa, goditet katedralja, Zelensky premton hakmarrje! Lukashenko-Putinit: Wagnerët duan të marshojnë në Varshavë
G.MO/ReportTv.al