Policia e Zelandes se Re

Bota

Zelandë e Re/ Plagosi 6 qytetarë dhe u vra nga policia, zbulohet identiteti i terroristit të ISIS! Kishte dy muaj që ishte liruar nga burgu

4 Shtator 2021, 16:52| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 17:01

  • Share

Një sulm terrorist ndodhi në Zelandën e re paraditen e së 3 shtatorit të së premtes ku në një supermarket plagosen me thikë 6 qytetarë.
Sulmi është kryer nga 32-vjeçari Ahamed Aathil Mohamed Sumsudeen, i sapo konfirmuar nga qeveria e Zelandës së Re. 
Kush ishte 32-vjeçari Ahamed Aathil Mohamed Sumsudeen
Sumsudeen ishte thjesht dikush që mbërriti në Zelandën e Re me një vizë studentore në 2011 dhe  ra në vëmendjen e policisë së Zelandës së Re në 2016 pasi postonte komente që mbronin ekstremizmin e dhunshëm në mediat sociale. Arrestimi i tij i parë ishte në aeroportin Auckland në vitin 2017, që besohet se ishte rrugës për në Siri. Policia gjeti  "botime të kufizuara" dhe një thikë gjahu në banesën e tij. Ai u akuzua për posedimin e sendeve, u deklarua fajtor dhe u lirua me kusht.
Arrestimi i dytë në 2018 për blerjen e një thike ndërsa ishte me kusht. 

Me lirimin e tij përpara dy muajsh kryeministrja e Zelandës së re, Arden tha se prokurorët kishin mbaruar rrugët ligjore për ta mbajtur atë të ndaluar.
Policia e kishte mbajtur personin nën mbikëqyrje të vazhdueshme që nga lirimi i tij, duke e  kërkuar deri në 30 policë në çdo kohë, tha Arden.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?