Zef Preçi: Ndërhyrja e qeverisë në çmime, lëvizje e sforcuar dhe e gabuar

11 Mars 2022, 19:51| Përditesimi: 11 Mars 2022, 20:03

  • Share

Mungon analiza dhe transparenca sa i takon krizës që ka prodhuar lufta Rusi-Ukrainë. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Zef Preçi për ‘Kontrast’ pasditen e së premtes.

Preçi shtoi se të dyja qasjet e qeverisë ndaj krizës aktuale janë të gabuara dhe se nevojitet nxitja e sektorëve të rëndësishëm përmes investimeve dhe orientimit.

“Zhvendosja e qeverisë nga pozicioni që është ekonomi tregu, tek ajo që do të fiksojë çmimet, mendoj se janë qasje të gabuara të dyja. Jo se nuk mund të ndodhë, sepse kemi jetuar 45 vjet nën ekonominë që qeveria cakton çmimin, por këto janë lëvizje të sforcuara që injorojnë problematikën që ka ekonomia. Që do të thotë institucionet e korruptuara apo të politizuara dhe nga ana tjetër monopolet. Këto janë tendenca që ndodhin edhe në SHBA. Nuk ka më shumë se dy dekada që Federal Comission e ndau Microsoft në dy pjesë. Në vend që të hidhet parulla ‘Mbill, mbill, mbill’ në bujqësi, merremi me debate teorike që nuk i sjellin dobi askujt” – tha Preçi për ‘Kontrast’ për Report TV.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?