Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi

Zef Brozi: SPAK duhej të fillonte punën me hetimin e Gërdecit, 21 janarit, 'Hajdarit', grushtit të shtetit të 14 shtatorit e deri te afera e CEZ

14 Shtator 2020, 10:35| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 10:38

  • Share

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka akuzuar politikanët e lidhur me krimin dhe të zhytur në korrupsion, si bllokuesit realë të Reformës në Drejtësi. Brozi thotë se këta politikanë, teksa i frikësohen ndëshkimit nga ana e drejtësisë për krimet dhe abuzimet që kanë bërë po bllokojnë ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Ish kreu i Kasacionit thotë se është imediate nga ana e Parlamentit zbutja e disa kritereve të rekrutimit të gjyqtarëve, që kanë të bëjnë me përvojën apo gradat, pa ceduar asnjë moment në procesin e Vettingut, i cili për të duhet të përfundojë brenda dy viteve.

Njëherësh Brozi thotë se është e turpshme dhe e papranueshme që një gjyqtar i Kushtetueses i zgjedhur ligjshmërisht të refuzohet nga Presidenti për t’u betuar, duke rrezikuar në këtë mënyrë pavarësinë e gjyqësorit, që mund të mbetet në humorin e Presidentit.

Brozi thotë se duhet të shmangen përplasje të tilla dhe gjyqtarët e rangjeve të larta të betohen brenda institucionit të tyre. Tepër i ashpër ai ka qenë ndaj punës së SPAK. Sipas tij Prokuroria Speciale duhej ta kishte filluar punën me dosjet e mëdha.

“Akti terrorist i 21 Janarit, Gërdeci, Rruga e Kombit, afera e “CEZ”, Vrasja e Azem Hajdarit, Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit 1998, 1997-ta, koncesionet e prokurimet publike korruptive, etj., duhet  të ishin çështjet e para të hetimit nga SPAK. Provat për këto krime monstruoze janë të shumta.

Madje ka disa dëshmitarë shumë të rëndësishëm që po u luten SPAK e Drejtësisë që të thirren për të dëshmuar dhe akoma SPAK hesht. Kjo heshtje e mosveprim i SPAK-ut është dhe këmbanë alarmi për drejtësinë që shqiptarët presin nga Reforma në Drejtësi”, thotë Brozi.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA e BE janë investuar shumë për ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë. Deri më tani vijon ngërçi në Gjykatën Kushtetuese por dhe në Gjykatën e Lartë, që janë jashtë funksionit. Pse politika po përdor të gjitha mënyrat për t’i bllokuar?

Faktet tregojnë se disa politikanë në Shqipëri gjatë gjithë këtyre 30 viteve nuk e kanë dashur dhe as nuk duan një gjyqësor dhe prokurori realisht të pavarur dhe me integritet. Ata i duan gjyqtarët e prokurorët vasalë e roje besnike të tyre. Përshëndes Ambasadoren e nderuar të SHBA, Yuri Kim dhe Ambasadorin e nderuar të BE-s Luigi Soreca për gjithçka po bëjnë që Reforma në Drejtësi të jetë e suksesshme.

Disa politikanë, pushtetarë e ish-pushtetarë që i frikësohen ndëshkimit nga drejtësia për krimet dhe korrupsionin që kanë kryer duke abuzuar me pushtetin, në pamundësi (apo edhe shpresë ) për ta zhbërë plotësisht, po e sabotojnë me gjithçka munden zbatimin e Reformës në Drejtësi, pra edhe plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Parlamenti, Qeveria, Presidenti, organet e Drejtësisë, institucionet e Vetingut dhe institucionet e tjera janë përgjegjëse pa asnjë justifikim për ecurinë dhe përfundimin me sukses të kësaj reforme. Edhe organet e reja të drejtësisë duket se po punojnë me ritme tepër të ngadalta dhe jo efektive.

Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk duhet toleruar më tej. Parlamenti, qeveria dhe ndërkombëtarët duhet menjëherë të analizojnë shkaqet dhe marrin masat për të plotësuar e shtuar stafet dhe për të akorduar buxhetin e nevojshëm për institucionet e Drejtësisë dhe sidomos përshpejtimin e vetingut. Do të ishte e tepër e rrezikshme dhe kriminale nëse politika kontrollon, dikton apo saboton edhe institucionet e reja të drejtësisë.

Duke nxjerrë mësime edhe nga përvoja e këtyre viteve pas miratimit të ligjeve për Reformën në Drejtësi, Parlamenti duhet të bëjë edhe ndryshimet e shtesat e nevojshme në legjislacion. Mendoj se kriteret e vëna për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe në institucionet e reja të Drejtësisë janë tepër kufizuese dhe nuk kanë mbajtur parasysh realitetin anormal shqiptar dhe as synimin e vetë Reformës. Prandaj sugjeroj që kriteret të rishikohen dhe të kenë të drejtë  aplikimi sidomos brezi i ri i juristëve, që kanë të paktën 5 vjet përvojë, pa kushtëzuar me pasjen e gradave e titujve shkencor.

Edhe procedura e shpalljes së vendeve vakant duhet ndryshuar dhe të mos lihet në dëshirën e Presidentit, Parlamentit a kujtdoqofte, por vetë Gjykata të bëjë shpalljen brenda një dite nga mbarimi i mandatit të gjykatësit dhe të njoftojë institucionet përkatëse (Parlament, President, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, etj.). Brenda tre ditëve nga shpallja e vakancave duhet të  fillohet procedura e aplikimeve.

Edhe afati maksimal për vetingun e aplikantëve duhet të  përcaktohet me ligj. Përvoja shqiptare imponon që çdo ligj të parashikojë edhe parandalimin e bllokimit nga institucioni që i jepet kompetenca. A nuk është e turpshme dhe paradoksale që një  gjykatës i zgjedhur të skualifikohet se Presidenti nuk pranon që ajo apo ai të bëjë betimin para tij?

Çfarë do të ndodhte nëse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk do të pranonte që presidenti i zgjedhur (më  saktë  i emëruar) të betohej para tij? Mendoj se do të jetë më praktike që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë ta bëjnë betimin në këto gjykata para trupës së gjykatësve. Mbase edhe ky formalitet do të ndikonte pozitivisht në pavarësinë e gjykatësve nga e ashtuquajtura “besnikëri ndaj Presidentit”.

Edhe kriteri i mbajtjes së radhës nga Presidenti e Parlamenti për zgjedhjen e Gjykatësve është paradoksal dhe na kujton radhët e qumështit të para viteve 90’ kur njerëzit edhe grindeshin për radhën. A nuk u shamatosën egërsisht për radhën e zgjedhjes së disa gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese Presidenti me Parlamentin dhe KED, madje e bënë problem ndërkombëtar e na turpëruan si shtet në sytë e botës?

Mendoj se duhen marrë të gjitha masat që vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve të kryhet brenda dy viteve. Zvarritja e këtij procesi për shumë vite të tjera ka pasoja të rënda për drejtësinë si dhe për qytetarët.

Për fatin e keq të Shqipërisë politikanët kampion të shkatërrimit të drejtësisë dhe terrorizimit e persekutimit të kujtdo gjyqtari a prokurori që tentoi të mos i bindej urdhrave e diktatit të  tyre dhe politikës janë akoma agresivë në politikë dhe ata e klani i tyre bëjnë gjithçka munden t’i shpëtojnë vënies së tyre para drejtësisë, madje edhe duke destabilizuar vendin sa herë munden.

Deri më tani, SPAK nuk ka në dorë dosjet e rënda të krimit dhe abuzimit politik në Shqipëri. Duket sikur u vjen anash, pa guxuar të prekë dosje të tilla si “Gërdeci”, “Rruga e Kombit”, “21 janari” apo deri dhe vrasjen e Azem Hajdarit e koncesionet. Çfarë e pengon Prokurorinë Speciale të veprojë, përderisa ka dhe mbështetje të madhe ndërkombëtare?

SPAK u krijua pikërisht për të hetuar e vënë para drejtësisë së pari pushtetarë e ish pushtetarë të rangjeve të larta për krimet dhe korrupsionin e tyre, kushdo qofshin ata. Akti terrorist i 21 Janarit, Gërdeci, Rruga e Kombit, afera e “CEZ”, Vrasja e Azem Hajdarit, Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit 1998, 1997-ta, koncesionet e prokurimet publike korruptive, etj., duhet  të ishin çështjet e para të hetimit nga SPAK.

Provat për këto krime monstruoze janë të shumta. Madje ka disa dëshmitarë shumë të rëndësishëm që po u luten SPAK e Drejtësisë që të thirren për të dëshmuar dhe akoma SPAK hesht. Kjo heshtje e mosveprim i SPAK-ut është dhe këmbanë alarmi për drejtësinë që shqiptarët presin nga Reforma në Drejtësi.

Dua të shpresoj që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të Drejtësisë do të fillojnë pa vonesa të mëtejshme edhe çështjet e sipërpërmendura dhe do të hetojnë e ndëshkojnë me kurajo, pa asnjë tolerim e kompromis korrupsionin e ish pushtetarëve e pushtetarëve të lartë të çdo kohe, kudo qofshin ata. / Tema

Komento

Komente

  • Akrepi: 14/09/2020 18:31

    Zoteri Brozi ,per ato probleme qe ngreni , por edhe te tjera , duhet me pa tjeter te zgjidhen . Juve flisni me bindie se njifni shum ceshte qe duhen zgjidhur , shkoni ngjer atje sa dini edhe deshmitar real , qe jane gati per deshmi . Mir fare , por c'far ju pengon juve - edhe si ish kuadro i drejtesise - ti denanconi keto zhvillime negative ne politike , por edhe ne ekonomi e gjetke . Se pari te beni detyren si punonjes i drejtesise - gje te cilen nukse e keni bere , ne periudhen qe punonit ne drejtesi - .Zoteri , duket qart se edhe ti , kur ke qenur punonjes i drejtesise , ke bere te njejten pune , si shoket e tu , duke e shkaterruar me fund , drejtesine dhe shoqerine shqipetare . Zoteri , mos bej Babaxhanin ,por nese ke ndonje fie te drejte dhe te vertete , shko dhe denanco , te vertetat qe di - nese di - .Per propagand dhe per demagogji , nukse ka nevoje populli . Sa per kritiken ndaj SPAK mos e merr mundimin , sepse ata jane te aft vet te bejne ate qe duhet bere , nuk mund te priten mesime nga nje pjesetar i shkaterrimit te drejtesise , dhe nepermjet saj fatkeqesise qe i sollet popullit .

    Përgjigju
  • Goni: 14/09/2020 17:10

    Pse paske verejtje per punen e spak dhe ske per punen e ambasades usa ne tr kur dihet qe spak kontrollohet nga kjo ambasade?? Ku ke pare ndonje vend qe cakton gjyqtar te larte dhe kushtetues me 5 vjet pune? Ne usa ku jeton ti keshtu behet?

    Përgjigju
  • Shum ipaknaqur: 14/09/2020 12:02

    Ke te drejte o Zef Brozi po cilit SPAk ti thuash ,keshtu si ju mendojne te gjithe,po ne nuk dime si ta shpjegojme jane gjerat ashiqare dhe nuk vepron kurkush,keto pakrmaqesi po i bejne njerezit te ikin,me ke te flasesh si te ri e te vjeter thone ,te kishim me ik njehere e mos me u kthy ma ne kete vend te mallkuar.Zoti e mallkoi shqiperine me ardhjen e Sali kriminelit ne pushtet,vrau,preu,shkatrroi shqiperine e cdo qelize te shoqerise

    Përgjigju
  • LORA: 14/09/2020 10:57

    Qe nga 21 korriku 2016-te, kur u votuan ne Parlament, masen 100%,themelet e Reformes ne Drejtesi publiku eshte ne pritje te produktit. Produkti nuk po duket gjekundi. PSE?????

    Përgjigju
    • Tirona: 14/09/2020 14:10

      Lora! Pse! Sepse SHBA dhe BE do filloje me peshqit e medhjen kur te afrohet mesi i fushates sgjedhore....

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?