Foto nga 21 janari

Zef Brozi: Kush e mbron arkitektin e aktit terrorist shtetëror të 21 janarit 2011?

21 Janar 2023, 07:10| Përditesimi: 21 Janar 2023, 07:21

  • Share

Mosvënia para përgjegjësisë ligjore e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit për aktin terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011 ku u vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë është dëshmi tjetër se ai ka gardianët e tij në prokurori, gjykata, BKH, polici dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Dëmi që këta individë dhe institucione po i bëjnë vendit është i jashtëzakonshëm dhe po minojnë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Pse SPAK nuk e ka marrë ne pyetje ish-kryeministrin që nga zyra e tij urdhëronte vrasjen e protestuesve, pengimin e hetimeve, zhdukjen e provave, madje sajonte skenar të paimagjinueshëm nga njerëz normal?

Falë medias dhe disa gazetareve kurajozë që filmuan dhe sollën dëshmi se si ndodhen vrasjet e protestuesve, arkitekti i krimit nuk mundi dot ta varrosë të vërteten edhe pse i përdori te gjitha mënyrat e tij djallëzore.

Këtë 21 Janar 2023 nderimi që mund t’u bëhet katër dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga shteti nuk është ceremoniali zyrtar i vendosjes se luleve aty në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por SPAK të marrë të pandehur ish-kryeministrin e 21 Janarit 2011 qe lau me gjakun e qytetarëve të pafajshëm Tiranën tonë të bukur. Provat, faktet dhe ligjin prokurorët e SPAK-ut, oficerët e BKH i dine se janë bërë publike gjatë këtyre 12 viteve.

Mjafton që ata të kenë kurajon dhe vullnetin për të kryer me përgjegjësi e ndershmëri detyrën dhe misionin që u është besuar. Këtë kërkojnë familjarët e 4 të vrarëve dhe qytetarët e Shqipërisë. Vetëm atëherë do mund të themi se i pandëshkueshmi i këtyre 32 viteve më në fund po përgjigjet para drejtësisë. Vetëm atëherë populli do fillojë të besoje tek SPAK, gjykata dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Si Ka Mundesi?!!: 21/01/2023 19:07

    Nje gje eshte me e tmerrshme: se si ka akoma dykembesha (dhe jo pak), qe i shkojne mbrapa ketij kryekrimineli te ndyre, sb. Dihet se ka maskarenj qe jane te lidhur per interesa, pushtet dhe bashkim ne krim e vjedhje, por jo dhe kaq shume?!!...

    Përgjigju
  • O Zef!: 21/01/2023 17:01

    Berishes ne i shkaprdhy cfar i mban pragu ka ly duart me gjak

    Përgjigju
  • luani: 21/01/2023 12:57

    Respekt per qendrimin konsekuent dhe parimor te zotit Brozi. Eshte plotesisht e qarte per te gjithe se vrsjet makabre te 21 janarit 2011 jane pushkatime te urdheruara nga kryekrimineli i ketij vendi,ng agjenti i UDB-se,nga i paprekeshmi i ketij vendi me nje mal me krime e akuza mostruoze ne kurriz te tij,qe i ka bere gjemen ketij vendi e ketij populli ,duke filluar me vrasjet e 2 prillit ne Shkoder dhe qe ka 32 vjete qe nuk i hyn gje ne kombe,pasi i ka patur dhe i ka edhe sot tentakulat e tij ne te gjitha organet ligjzbatuese,duke perfshire dhe BKH e SPAK.Kjo eshte aresyeja qe edhe pas sulmit te armatusur ndaj selise se PD-se jo qe nuk u arrestua por as nuk u thirr Sali Berisha,babai i krimit e mafies ne kete vend nga SPAKU,per turpin e tij.Provat e reja te dala dje ne TV vetem sa e risjellin ne vemendjen e publikut ate qe tashme e dine gjithe shqiptaret dhe nderkombetart.Ate qe vete ky perbindesh del e mburret ne Tv duke pranuar e vertetuar se urdherin per vrasjet e asaj dite makabre e ka dhene vete ky i flamosur kriminel.Nese SPAKU nuk e rihap kete ceshtje edhe pas ketyre fakteve te reja,atehere na mbetet te themi me plot gojen se ky organ eshte i kercenuar e i trembur nga keta dy agjente te sigurimit e te sherbimeve te huaja,Sali Berisha e Ilir Metaj,spiuni me i ri i deklaruar dhe se shpresat per te pasur drejtesi te pavarur fiken perfundimisht per ne.

    Përgjigju
  • Begu: 21/01/2023 11:43

    Vet kryesit-urdheruesit e krimit, pengojne te zbardhet dhe ndeshkohet kryesi i krimit,"ishin me qadra e lapsa pistolete dhe thika me helm"eshte venerimi i pershkruesit te gjendjes se 21 Janarit.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/01/2023 10:44

    Ke ber nje analiz mjaft te arrir. Po populli i thjesht jo militant mezi presin qe te shohin dicka pozitive,por me sa shikojm eshte e pamundur. Gjynah ne na iku jeta duke pritur,por gjynah per brezat qe vijn. Ne mosha e tret gabim mbase por shprehim pakenaqasi dhe e krahasojm me kohen e monizmit e themi ka qen me e mir me gjith gabimet e saj. Te vrasesh 26 njerez e qindra te plagosur e deme te pa llogaritshme ne mes te dites dhe sot 15 vjet ska asnje pergjegjes kjo eshte absurditeti shqipetar.

    Përgjigju
  • LORA: 21/01/2023 07:32

    Je i sakte ,si perhere, Zef Brozi.

    Përgjigju
  • Dylber: 21/01/2023 07:16

    Vetem se ke harruar ne listen e krikineleve ish ministrin e brendshem se bashku me ish liderin e opozites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?