Zëdhënësja ruse Zakharova: Direktiva e Izraelit që hebrenjtë të largohen nga Kaukazi i Veriut është 'anti-ruse'

2 Nëntor 2023, 14:30| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:32

  • Share

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të enjten se direktiva e Izraelit për qytetarët e saj që të largohen nga rajoni rus i Kaukazit të Veriut pas një demonstrate të dhunshme anti-izraelite në Dagestan të dielën është “anti-ruse”.

Maria Zakharova tha se paralajmërimi izraelit kundër udhëtimit në rajonet me mbizotërim mysliman të Kaukazit të Veriut nuk kishte “asnjë lidhje me realitetin”, raporton Reuters.

Dhjetëra njerëz u arrestuan në Dagestan kur një turmë sulmoi aeroportin e Makhachkala të dielën, duke kërkuar pasagjerë hebrenj dhe izraelitë dhe sulmuan një avion që vinte nga Tel Avivi.

Rusia ka kritikuar në mënyrë të përsëritur veprimet ushtarake të Izraelit rreth Rripit të Gazës dhe ka përsëritur mbështetjen e saj të gjatë për një shtet palestinez, duke pritur gjithashtu një delegacion të Hamasit në Moskë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?