Zëdhënësja e BE-së Massrali: BE dënon ashpër sulmin ndaj ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan

4 Nëntor 2022, 14:58| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 15:02

  • Share

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin i cili vendosi në objektiv ish-kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan dhe në të cilin humbi jetën një person.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali në një konferencë për media tha se BE-ja dënon ashpër sulmin.

Ajo tha se kanë mirëpritur thirrjen e qeverisë për hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke shtuar se asnjë lloj dhune nuk mund të pranohet dhe se kjo dëmton demokracinë.

"Shprehim ngushëllime për të afërmit e atyre që kanë humbur jetën dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit", deklaroi Massrali.

Ish-kryeministri pakistanez Khan më 28 tetor filloi marshimin nga qyteti Lahor drejt Islamabadit me arsyen se qeveria e koalicionit nuk shpalli zgjedhje të parakohshme.

Khan u plagos në të dyja këmbët si pasojë e hapjes së zjarrit dje ndaj autokolonës së tij në Wazirabad. Në sulm humbi jetën një person ndërsa 7 të tjerë u plagosën.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?