Floriana Garo

Zëdhënësja e Berishës: KQZ urdhëron mostransmetimin e materialeve të fushatës së kolaicionit opozitar! Të bëjnë punën e tyre bashkë me AMA-n

11 Maj 2023, 13:41| Përditesimi: 11 Maj 2023, 15:44

  • Share

Zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo pretendon se KQZ urdhëron mediat që të mos transmetojnë materialet e koalicionit opozitar. Në një deklaratë për media, Garo thotë se fushata po zhvillohet në kushte të pabarabarta.

Sipas Garos, KQZ nuk shikon transmetimet e Edi Ramës dhe PS por urdhëron mediat dhe gjobit të tjerët dhe akuzon AMA-n se nuk publikon minutazhet në faqen online.  Po ashtu shprehet se gjoba regon paannësinë e KQZ dhe institucioneve të tjera.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar të vetmet media që transmetojnë spotet e fushatës së opozitës dhe i japin asaj minutazh pa diskriminim, të ndërpresin menjëherë transmetimin. Teksa zgjedhjet po zhvillohen në kushte të pabarabarta, me mediat në dorë të pushtetit, KQZ nuk shikon transmetimet e Edi Ramës dhe PS, në çdo ekran dhe në çdo orë të ditës e natës, por urdhëron Shijak Tv dhe Syri TV mos transmetojnë më materialet e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjoba për dy televizionet është një tjetër kambanë alarmi e anësisë së KQZ dhe institucioneve të tjera të zgjedhjeve, dhe e pabarazisë së subjekteve politike në këtë fushatë. Kur vjen tek koha televizve që opozitës ia sheh me lupë, KQZ mbyll sytë para kërdisë që bën AMA e partisë. Koalicioni Bashkë Fitojmë është në dijeni të një skeme të ngritur në Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA), për ti shtuar minutat televizive të Partisë Socialiste. Javën e 14-22 prillit, PS ka përfituar plot 20 min në televizionet proqeveritare, një prej tyre TV kombëtar. Pjesë e kësaj skeme, e pranon ose jo, është bërë edhe institucioni KQZ që nuk i ka publikuar minutazhet e AMA-s në faqen online, sic e kërkon ligji”, tha Garo.

Garo i bën thirrje AMA-s dhe KQZ që të respektojnë ligjin dhe i kërkojnë OSBE-ODIHR-it që të marrin parasysh denoncimin e opozitës për raportin përfundimtar të zgjedhjeve.

“I bëjmë thirrje AMA dhe KQZ të mos e ulin edhe më tej imazhin e tyre, dhe t’i kthehen rendit institucional. Asnjë institucion nuk është organ i PS dhe Ramës, por i shtetit shqiptar. Rrogat e tyre nuk i jep Rama, por shqiptarët që paguajnë taksat. I kërkojmë OSBE-ODHIR ta marrë parasysh këtë denoncim të opozitës në raportin përfundimtar të zgjedhjeve.

Shqiptarëve u bëjmë thirrje që të mos tremben, sepse këto hile të pushtetit nuk tregojnë forcë, por dobësi. Një thirrje të fundit për të gjithë ju: dilni dhe votoni të dielën! Vetëm vota juaj e merr pushtetin nga duart e një grushti njerëzish dhe e kthen në duart tuaja”, tha Garo.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 11/05/2023 21:12

    Ti moj vajze vetem per pipa je nr 1!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?