Gazetari Mero Baze dhe Presidenti Ilir Meta

Politikë

Zëdhënësi i Presidencës publikon foton e psikiatrikut, Mero Baze tallet me Presidentin: Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë

12 Prill 2021, 10:42| Përditesimi: 12 Prill 2021, 10:46

  • Share

Gazetari Mero Baze, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një foto të spitalit psikiatrik në Vlorë, duke thënë se Ilir Meta ka gjetur godinën e spitalit të vet.

Baze në postimin e tij ironizon, duke thënë se Meta ka dërguar edhe stafin për të inspektuar kushtet sepse sipas tij do t’i duhet deri më 26 prill.

Reagimi i Mero Baze, ka ardhur pas një postimi të zëvendëspresidentit, Tedi Blushi, i cili publikoi foton e spitalit psikiatrik në Vlorë, duke thënë se aty e ka vendin kryeministri Edi Rama.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?