Zbuluan identitetet e Inteligjencës, Gjykata e Stambollit dënon gazetarët 

10 Shtator 2020, 15:00| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 15:09

  • Share

Gjykata e Stambollit dha verdiktin e saj në lidhje me çështjen e tetë gazetarëve të cilët u arrestuan në mars për zbulimin të  identiteteve të anëtarëve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) së Turqisë.

Gjykata Rajonale e  Drejtësisë në Stamboll dënoi redaktorin e të përditshmes ” Yeni Yasam “ Aydin Keser, redaktorin ekzekutiv të gazetës Mehmet Ferhat Çelik dhe redaktorin e gazetës Yeni Cag Murat Agirel me katër vjet, tetë muaj dhe shtatë ditë secili.

Kryeredaktori i OdaTV Baris Pehlivan dhe një nga gazetaret e saj, Hulya Kilinc, janë dënuar me tre vjet e nëntë muaj për zbulimin e informacionit dhe dokumenteve në lidhje me aktivitetin e inteligjencës.

Ndërkohë që liroi nga akuzat  drejtorin e lajmeve OdaTV Baris Terkoglu dhe Eren Ekinci për të gjitha krimet.

Sipas vendimit të gjykatës Terkoglu mund të kërkonte kompensim për kohën që u mbajt në burg. Çështja e redaktorit Birgun Erk Acarer, një i pandehur i arratisur, është ndarë nga çështjet e tjera. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?