Zbuloni trendin e fundit që do ju shoqërojë gjatë vitit 2019

16 Shkurt 2019, 18:12| Përditesimi: 16 Shkurt 2019, 18:18

  • Share

Eshtë momenti për të kërkuar në aksesorët e fëmijërisë, pasi moda sërisht është kthyer pas në kohë. Bëhet fjalë për një prej aksesorëve të flokëve që do ju shoqërojnë gjatë vitit 2019. Pikërisht për kapset e mëdha.

Pjesëmarrësit e Javës së Modës në Nju Jorkt i kanë cilësuar këta aksesorë si domosdoshmëri për këtë vit.

Zakonisht ato vendosen në njërën anë të flokëve dhe do ju ‘lehtësojnë jetën’ pasi nuk kanë nevojë për ndonjë angazhim të madh. Kapset janë të përmasave të ndryshme dhe gjithashtu me nuanca eksploruese.

Nëse doni të frymëzoheni për trendin e fundit dhe të krijoni një ide si t’i përdorni ato ju ndihmojnë fotot e fotografes së ELLE.com, Tyler Joe.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?