TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit. Për pasojë kthjellimet mbizotërojnë në vend deri në mesditë. Sipas MeteoAlb, pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore, por ultësira perëndimore vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kthjellimet mbizotërojnë në Europën Jugperëndimore dhe Rajonin e Mesdheut. Ndërsa vranësira dhe reshje shiu do ketë Europa Qendrore dhe Ishujt Britanikë, gjithashtu reshje dëbore mbeten në Europën Veriore dhe Lindore.