Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot...Shenjat më me fat këtë të shtunë

14 Mars 2020, 07:49| Përditesimi: 14 Mars 2020, 07:51

  • Share

DASHI

Dite me e bukur do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni ne humor te mire dhe te gatshëm për te përgatitur edhe ndonjë surprize për atë qe doni. Beqaret do kenë një dite te trazuar dhe pa fat. Do ju duhet te presin ende kohe për te përjetuar emocionet e ëndërruara. Ne planin financiar duhet marre masa edhe me strikte qe situata te normalizohet. Po gabuat do keni probleme akoma me madhore.

DEMI

Nëse tregoheni te sinqerte dhe i shprehni ndjenjat me shume se me pare, marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret nuk duhet te luajnë me shume sesa duhet me joshjen sepse gjerat mund t'iu kthehen se prapi. Gjendja e financave ka për te qene tej mase e trazuar dhe delikate. Shmangni shpenzimet e tepruara dhe dhëniet e huave.

BINJAKET

Me partnerin do mirëkuptoheni me se miri ju te dashuruarit dhe nuk do keni aspak te papritura. Beqaret do kenë fat me shumice ne dashuri dhe do arrijnë te fillojnë lidhjen e shume ëndërruar. Qe sot e tutje për ta do ndryshojnë rrënjësisht gjerat. Ne planin financiar do keni ide shume te mira sesa ta menaxhoni situatën dhe do e mbani situatën te stabilizuar. Asgjë e keqe nuk do ndodhe asnjë çast.

GAFORRJA

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot edhe pse ne fakt kohet e fundit keni bere disa gabime. Partneri do dije te fale dhe te hape rruge kurdoherë. Beqaret duhet te tregohen te duruar pasi shume shpejt do ju shfaqet personi i tyre i ëndrrave. Te ardhurat as qe do kenë ndryshime kështu qe shpesh do gjendeni ne vështirësi dhe ne situata tejet delikate. Kujdes ne çdo moment!

LUANI

Për çiftet do jete një dite e mrekullueshme. Do tregoheni me tolerante e me te hapur me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër do filloni te bëni edhe disa plane për te ardhmen. Beqaret do kalojnë një dite te mire edhe pse nuk do e gjejnë ende atë qe kane kërkuar prej kohesh. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete i dyzuar. Nëse tregoheni te matur nuk do keni probleme te mëdha.

VIRGJERESHA

Qetësia do te mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Edhe për ato gjera mbi te cilat nuk keni te njëjtin mendim do flisni me qetësi. Edhe jeta e beqareve do ketë goxha ndryshime fale disa takimeve interesante. Problemet financiare do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Planetët do jene ne anën tuaj. Gjithashtu do tregoheni edhe paksa kursimtare dhe do hiqni lek mënjanë.

PESHORJA

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për jetën tuaj ne çift. Do përjetoni kënaqësi te mëdha fale surprizave qe do iu përgatisë partneri. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. beqaret do kenë një takim interesant. Peroni qe do takoni do jete simpatik dhe mendjehapur. Shikojeni mire si rast. Mos bëni gjera ekstreme sot vetme vetëm për te përmirësuar buxhetin. Gjithçka e ka një kufi.

AKREPI

Përfitoni nga dita e sotme për te ndryshuar rutinën ne çift dhe për te përjetuar emocione me te mëdha. Planetët do i keni gjithë kohës ne anën tuaj. Nëse jeni ende vetëm Venusi, Marsi dhe Jupiteri do iu sjellin takime te shumta dhe mjaft te këndshme. Përfitoni! Situata financiare do jete e qëndrueshme. Ka mundësi qe disa te kenë edhe disa përmirësime me këtë plan.

SHIGJETARI

Marrëdhënia ne çift do jete paksa e trazuar gjate kësaj dite. Kujdes me ato qe do thoni sepse do keni probleme goxha te mëdha. Nga ana tjetër mos bëni as gabimin ta idealizoni atë qe keni pasur ne krah. Beqaret nuk do kenë fat. Sado qe te mundoheni nuk do e bëni dot për vete atë qe iu pëlqen. ne planin financiar gjerat do shkojnë mire dhe ju mund te bëni ndonjë shpenzime me tepër.

BRICJAPI

Venusi ka rrezik t'ua ndërlikojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe t'iu sjelle probleme te vazhdueshme. Ndonjëherë edhe pse do mundoheni nuk do e përmbani dot veten dhe do thoni gjera te gabuara. Beqaret me ne fund do mendojnë te hedhin hapa te rëndësishme dhe do e ndryshojnë situatën. Ne planin financiar do jete dite me shume fat.

UJORI

Nëse keni kohe qe jeni lidhur me dike, do vazhdoni bashkëpunimin me te si ne ditët e para te lidhjes. Yjet do iu krijojnë ambientin e përshtatshëm për te dashuruar ne mënyrë pasiononte. Beqaret do kërkojnë shume por as sot nuk do e gjejnë personin e duhur. Kujdes me influencën negative te Marsit ne planin financiar. Një gabim i vogël mund t’iu sjelle probleme te mëdha.

PESHQIT

Për çiftet qe kane disa kohe bashke gjerat do shkojnë mire gjate kësaj dite. Do tregoheni shume me te hapur dhe do bëni goxha lëshime. Beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet. Ndërmjet disa personave do e gjeni atë qe iu përshtatet me tepër. Perspektiva shume te mira financiare. Edhe nëse keni pasur probleme do i stabilizoni me ne fund e do ndiheni me te qete.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?