Zbuloni Mirditën, perlën 'e fshehur' mes maleve! Operatorët turistik bashkëpunim me Bashkinë për promovimin e resurseve

11 Maj, 12:34| Përditesimi: 11 Maj, 13:11

  • Share

Afro 80 km larg kryeqytetit gjendet Mirdita, një trevë me potencial të madh turistik, por ende e pa promovuar. Njihet për peisazhet piktoreske, trashëgiminë e kulturore, kishat dhe kullat e moçme. Së fundimi janë çelur disa bujtina në Katundin e Vjetër, Lufaj, Gurth Spaç e Perlat, por operatorët turistikë hasin në disa problematika, të cilat parashtruan gjatë një takimi me zyrtarët e bashkisë.

“Shpresoj që bashkia të marrë iniciativë të na mbështesë sidomos për promovimin e vendeve sepse njerezit nuk e njohin”, tha Ermal Duka operator turistik

“Mirdita ka male, lumenj, natyrën në përgjithësi ku mund të bëhet hiking por dhe mikpritjen e vendasve, që të huajt e vleresojnë shumë. Mjafton të shihni "review" që ata kanë lënë në booking dhe platformat e tjera të rezervimit. Ne duhet të kemi bashkëpunim me njëri-tjetrin, të kemi paketë të përbashkët dhe shembull për turizmin malor është Thethi”, tha Baron Nikolli operator turistik.

Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thotë se po identifikohen të gjitha problematikat dhe në bashkëpunim me grupet e interesit do t’u jepet zgjidhje.

“Mirdita ka pafund vende të bukura, histori e kulturë por 3 janë destinacionet kryesore, në Lufaj, Perlat dhe Gurth Spaç ku ofrohen shërbime për turistët, njesi akomoduese”, tha Melyshi.

Disa nga atraksionet për tu vizituar në Mirditë janë Bjeshkët e Oroshit, Gurra e Domgjonit, mali i Munellës, ish-Burgu i Spaçit.  Gjatë eksplorimit të Mirditës do të gjeni vendbanime të lashta, shtigje aventureske, shtëpi pritëse, kulla karakteristike e mbi të gjitha kishat shekullore që identifikojnë këtë zonë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?