Zbulohet varreza tumulare në Himarë, rëndësi për datimin e vendbanimit të zonës (VIDEO)

7 Korrik 2020, 09:32| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 14:00

  • Share

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr).

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste.

Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës.

Materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren. Ndërsa, studiuesit dhe kërkuesit shkencorë, do ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndësishëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Illyrian man: 07/07/2020 11:12

    Bravo Arkeologeve Vlonjat Shqiptarë, Urime!!!. Shiko kur te dalin mongolezat jevgjit e himares bashke me semitos egyptian te gerqis te thone qe jane grke.

    Përgjigju
  • Daku: 07/07/2020 10:02

    Beini te gjitha te sakta se dalin keta korovizhat e zeza te greqis dhe thon jan grek ....ne nje koh kur krek nenkuptohet ....arab egjyptjan....pjesa me e madhe arvanitas (shqiptar)....

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 07/07/2020 10:00

    BRAVO ARKEOLOGEVE VLONJAT !!!!!. Tani do dalin ata Semitos Egyptian te thone qe jane grke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?