Zbulohet testi i ri për diagnostikimin
e sëmundjeve mendore

11 Dhjetor 2013, 09:52| Përditesimi:

  • Share
BRITANI- Shkencëtarët britanikë kanë formuar një test të jashtëzakonshëm përmes kamerës që analizon lëvizjet e syrit të pacientëve. Ky test mund të përcaktojë diagnozën e një varg problemesh serioze të shëndetit mendor.

Ekipi i këtij studimi beson se ky test përmes kamerës mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes mendore si skizofrenia nga çrregullimi dypolar dhe depresioni i ashpër.

Hulumtuesit kanë përdorur kamera të veçanta në mënyrë që të ndjekin lëvizjet e syrit të pacientëve kur ata shikojnë fotografi në ekranin e kompjuterit.

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e skizofrenisë rezultuan se imazhet i studiojnë më pak sesa ata që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Sipas studiuesve ata vështrojnë të përqëndruar  gjatë në fotografi, por përqendrohen në pika të veçanta dhe jo në tërë fotografinë. Ekzistojnë disa dallime të lehta për pacientët me çrregullimin dypolar apo depresion të ashpër.

Testi përmes kamerës prodhon rezultate me saktësi prej 95% brenda 30 minutave për gjendjet që përndryshe marrin vite të tëra për t’u diagnostikuar. Nevojiten studime të mëtejshme në mënyrë që ky test të përdoret plotësisht.

“Pacientët duhet të jenë në gjendje që të përdorin këto teste përmes furnizuesve të tyre shëndetësor brenda disa viteve të ardhshme”, thotë sipërmarrësi teknologjik Madhu Nair.


Rezultatet e testit janë mirëpritur nga pedagogët e universitetit të Psikiatrisë. Sipas tyre  këto teste laboratorike që mund të përcaktojnë diagnoza të sakta të sëmundjeve të ashpra mendore do të kenë vlerë jashtëzakonisht të madhe.

Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?