Zbulohet spiranca e rrallë antike në lumin Mat me lartësi 1.2 m, i përket shekulli V-VI! Specialisti: Po humbin objektet arkeologjike, çohen për skrap

25 Tetor 2022, 16:06| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 16:09

  • Share

Me lartësi 1.2 metër dhe një zinxhir prej 6.4 metër, një spirancë antike është zbuluar në shtratin e lumit Mat, në Skuraj të Kurbinit.

Spiranca e rrallë është pikasur nga një banor i zonës në thellësinë 4 metra poshtë shtratit të lumit.

Për specialistin e Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, spiranca bën pjesë tek objektet e rralla nënujore, me vlerë arkeologjike pasi mendohet dhe i përket shekullit të V-VI të erës sonë, në periudhën, kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.

‘Është një spirancë e cila është përdoruar nga një anije me tonazh jo aq të madh, sa janë gjetur spiranca të tjera, por, e veçanta e kësaj është se ka dhe zinxhirin ku është hedhur me 6.5 metër e gjatë, çka dëshmon se lumi Mat ka qenë i lundrueshëm.’- u shpreh Ded Margjoni.

Specialisti Margjoni ngriti shqetësimin se shumë objekte arkeologjike janë duke humbur pasi pjesa më e madhe e tyre shiten për skrap.

‘Duhet t’i menaxhojmë marrjen e inerteve nga shtrati i lumit. Objektet kanë humbur për fat të keq.’- u shpreh Margjoni.

Spiranca më shumë se 1400 vjeçare, po ruhet nga banori që e ka gjetur, ndërsa pritet qe të verifikohet dhe nga ekspert të Ministrisë së Kulturës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 25/10/2022 21:30

    Spirance hekuri 1600 vjeçare!?

    Përgjigju
    • Luli: 26/10/2022 08:41

      Spiranca e paraqitur ne foto dhe e gjetur ne skuraj eshte prodhim kinez i viteve 1960-1970. Ajo eshte nje spirance tipike per urat lundruese (pantona). Ne ate rajon ku eshte gjetur spiranca, batalioni i urave lundruese Tirane zhvillonte dy stervitje vjetore, nje ne vere dhe nje ne dimer. Kjo spirance eshte pjese e inventarit te pantoneve qe perdoreshin per ndertimin e urave lundruese.

  • Delta Lumore: 25/10/2022 17:27

    Aty gjendet dogana e Skenderbeut e permendur dhe në dokumenta e quajtur Sufardhaja që lidh Verdasen ne Curbino, Mattian dhe Mirdizian pra lidh skurajt me detinn pasi shek XI-XIV lumi mat nxirrrte ne det pra ka qënë deltë lumore e lundrueshme pasi ka patur me shume uje , dhe nga lumi Mat , Aleksander Skuraj formon dhe vloren , pra lidhja Mat me Pirust (E-Pirust) pra e pirusteve tregon lidhjen mes Skuraj - Mat - Lezhe po ashtu Epirus vjen nga fisi ilir I pirustëve që jane diku zona Mirdite !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?