Zbulohet shifra e transferimit të Abazajt te Anderlehti, Cikalleshi kthehet te goli

17 Prill 2018, 09:47| Përditesimi: 17 Prill 2018, 10:35

  • Share

Kristal Abazaj bën lëvizjen e bujshme duke firmosur me gjigandët belgë të Anderleht.Një transferim i bujshëm nga ekipi i Luftëtarit tek skuadra më e njohur belge. Abazaj është një nga të rinjtë më në formë dhe më premtues në kampionatin shqiptar që u grumbullua edhe nga Panucci në Kombëtaren e madhe.



Kartonin e Abazajt e bleu Skënderbeu në janar dhe tashmë e shet në Belgjikë për 750 mijë euro shumë nga e cila do të përfitojë edhe Luftëtari. Vet Abazaj siç konfirmohet edhe nga klubi belg ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është shprehur shumë i lumtur për këtë hap gjigand në karrierën e tij. 21-vjeçari do të përfitojë rreth 20 mijë euro në muaj ose 250 mijë euro në sezon.

Ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares Sokol Cikalleshi është rikthyer tek goli në kampionatin turk. Cikalleshi shënoi në barazimin 3-3 të skuadrës së tij Osmanlispor ndaj Trabzonspor. Goli i Cikalleshit erdhi në minutën e 73-të dhe ishte i rëndësishëm që Osmanlispor të barazonte duke marrë një pikë me vlerë në garën për mbijetesë.

Kristal Abazaj bën hapin gjigand të karrierës duke u transferuar tek klubi legjendar belg Anderleht. 21-vjeçari i Kombëtares ka firmosur për tre vjet me skuadrën e njohur nga Brukseli. Ndërsa në kampionatin turk Sokol Cikalleshi është rikthyer tek goli.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?