Zbulohet shansi i Tiranës, ja arbitri që “riktheu” në Superiore bardheblutë

16 Prill 2018, 10:46| Përditesimi: 16 Prill 2018, 11:00

  • Share

Në kuadër të një marrëveshjeje mes dy federatave të futbollit, Shqipëria dhe Malta po këmbejnë arbitra të ndryshëm për të drejtuar ndeshjet e futbollit në kampionatet përkatëse.

Një ndër ta ka qenë edhe gjyqtari Jude Amin Utulu nga Malta, i cili drejtoi sfidën Tirana-Pogradeci të javës së kaluar të Kategorisë Parë.

Bardheblutë e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-2 në “Selman Steramasi”, çka i shërbeu për të “hipotekuar” rikthimin në Superligë, pas rënies vjetme në kategorinë inferiore, për herë të parë në historinë e klubit.

Mund të thuhet pa dyshim se arbitri maltez i ka sjellë fat djemve të Ze Marisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?