Zbulohet sera me 500 fidanë kanabisi në një fshat të Roskovecit, arrestohet 46-vjeçari! Policia asgjëson bimët narkotike

13 Prill 2023, 10:04| Përditesimi: 13 Prill 2023, 10:25

  • Share

Një 46-vjeçar i identifikuar si Shaban Refitaj është arrestuar nga policia në Rsokovec pasi kishte serë me 500 fidanë kanabisi të mbjellë në vazo, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan serën dhe asgjësuan fidanët e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Ky është rasti i dytë i goditur nga Policia e Fierit, i tentativës për kultivim të bimëve narkotike (në kubikë dhe në vazo).

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?