Zbulohet qyteti ku u fsheh për dy muaj në Gjermani Arbër Çekaj

5 Maj 2018, 12:47| Përditesimi: 5 Maj 2018, 13:39

  • Share

Arber Çekaj 48 vjeçari shqiptar i cili akuzohet se qëndron pas trafikut të 613 kg kokainë nga Kolumbia në Maminas fshihej prej dy muaj në qytetin e Wiesbaden në Gjermaninë qendrore.

Ai është arrestuar orët e para të mëngjesit të së premtes ndërsa për të ka nisur dhe procedura e ekstradimit.

Çekaj në momentin e ndalimit i është prezantuar oficerëve të policisë me gjeneralitetet Arber Jansen, mbiemër të cilin ai e përdor që pas martesës me bashkëshorten e tij daneze.

Pas ndalimit në Wiesbaden agjentët e Interpol e kanë dërguar atë në Duseldorf aty ku dhe ka dalë para gjykatës duke u njohur me kërkesën për ekstradim.

Prej disa javësh agjentët shqiptarë të policisë kriminale ndodheshin në qytetin Heesen të Gjermanisë aty ku dhe ishte lokalizuar vendondhja e fundit e Arber Çekajt.

Pas kësaj, vëzhgimet në terren me policinë gjermane, njësinë e Interpol dhe zyrën federale të kriminalistikës në Gjermani u arrit që ai të prangoset në Ëiesbaden ditën e djeshme duke mos bërë rezistencë.

Nëse gjykata në Dusseldorf do të aprovoj kërkesën e ministrisë shqiptare të Drejtësisë, atëherë pritet që brënda 40 ditëve Çekaj të ekstradohet drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë në lidhje me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?