(SKEMA) Hap pas hapi, masat kundër koronavirusit, nga telefona për ndihmë te dërgimi i pacientëve te Infektivi! Karantina në Durrës

9 Mars 2020, 17:15| Përditesimi: 9 Mars 2020, 18:03

  • Share

TIRANE-Botohet në Fletoren Zyrtare urdhri i miratuar në datë 26 shkurt lidhur me protokollin dhe masat e plota që duhet të marrë personeli mjekësor kundër koronavirusit. Në rastet kur ka të dyshuar se mund të jenë të prekur  ose konfirmuar për koronavirusin sipas urdhrit është e rëndësishme që mjekët përpos maskave dhe higjienës, duhet që të qëndrohet nëse është e mundur një metër nga pacienti.

Por si është protokolli i veprimit për personelin? Në urdhrin e miratuar specifikohet që pas thirrjes nga qytetarët përmes telefonit dhe pyetjeve, infermieri i vlerësimit njofton menjëherë mjekun primar i cili aktivizon misionin duke filluar nga hospitalizimi i pacientit. Mjeku primar më pas njofton spitalin Infektiv.

Por çfarë ndodh me pacientët në moshë madhore që kanë edhe një sëmundje shoqëruese, që janë më të rrezikuar? Në rastet kur pacienti  është  në  gjendje  kritike për jetën ai duhet të transportohet në terapi intensive ose në urgjencën e spitalit përkatës.Nëse  pacienti  nuk  është  në  gjendje  kritike  për jetën  do  të  hospitalizohet  në  urgjencën  e  spitalit përkatës ose në spitalin infektiv në QSUT.

Të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën  do të  referohen  dhe  transportohen  për  në  QSUT,  në spitalin infektiv. Urgjenca Kombëtare ka publikuar edhe skemën se si do të veprohet, hap pas hapi për të gjitha shkallët që duhet që të ndiqen në rast dyshimi për qytetarë të infektuar me koronavirus. Shqipëria prej disa javësh mori masat për kontrollet e rrepta edhe në kufi, ndërsa në urdhër theksohet se nëse do të kishte probleme me komunikimin me pacientët  kinezë duhet të kërkohet  ndihma  e  ambasadës kineze në Tiranë.

Me identifikimin e të prekurve të parë me koronavirus në Shqipëri, qeveria sot vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes; vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

 

Protokolli i masave botuar sot ne Fletoren Zyrtare

Ora 18:00
Shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Durrës kthehet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi (VENDIMI)

Në mbledhjen e sotme të  Këshillit të Ministrave, qeveria caktoi si strukturë për karantinën për të prekurit nga koronavisuri, 'Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve' në Plepa të Durrësit. Ministria e Mbrojtjes duhet të koordinojë punën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përcaktimin e kushteve/kërkesave për funksionimin optimal të objektit të caktuar si infrastrukturë karantine. Ministrisë së Mbrojtjes në buxhetin e miratuar për vitin 2020 për të përballuar këtë situatë i shtohen fondi prej 13 824 000 lekësh dhe 11 000 000 lekësh. Ndërkohë që Ministrisë së Shëndetësisë i janë shtuar për përballimin e situatës edhe 400 milionë lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave.

VENDIMI I PLOTE NGA QEVERIA
1. Caktimin e shtëpisë së pushimit të ushtarakëve të FARSH-it, prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, si strukturë për shërbimin e karantinës, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19.

2. Caktimin e Ministrisë së Mbrojtjes si autoritet kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit, si më poshtë vijon:

a) rikonstruksion të objektit prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, për përshtatje si infrastrukturë karantine;
b) blerje mallrash/pajisjesh për përshtatjen e dhomave për nevoja të karantinës;
c) sigurimin e ushqimit të gatuar sipas nevojave;
ç) sigurimin e shërbimit të lavanderisë.

3. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në artikullin buxhetor 602, “Mallra dhe shërbime”, dhe në artikullin buxhetor 231, “Shpenzime kapitale”, i shtohet, përkatësisht, fondi prej 13 824 000 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekësh dhe 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh.

4. Efektet financiare, sipas pikës 3, të këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2020.

5. Ministria e Mbrojtjes të koordinojë punën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përcaktimin e kushteve/kërkesave për funksionimin optimal të objektit të caktuar si infrastrukturë karantine.

6. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë të gjitha masat për të siguruar shërbimin shëndetësor dhe psikosocial për personat që vendosen në karantinë, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Planifikim, Menaxhim dhe Administrimi”, i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19, i ndarë, përkatësisht,:

200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve kapitale;
200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve korrente.

2. Efekti financiar, prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

Komente

  • Tirona kampion: 10/03/2020 04:22

    O ED RAMA MEQE KARANTINA ESHTE NE KAVALISHENCEN E USHTRISE ,,,FUT ATY EKIPIN E PARTIZANIT SE NUK I DUHET AS DREQIT,,,FUTE MORRIN E KUQ BRENDA,,QE TE MOS TI NGJITET TE TJEREVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?