Benjamin Netanyahu

Zbulohet plani i Netanyahut për të ardhmen e Gazës, parashikohet krijimi i shtetit palestinez

31 Janar, 12:15
  • Share

Gazeta izraelite Jerusalem Post ka publikuar planin sekret të Izraelit për Rripin e Gazës, pas përfundimit të luftimeve. Sipas gazetës Izraeli synon të krijojë një qeveri ushtarake dhe të forcojë lidhjet rajonale me vendet arabe që do të ndihmojnë në krijimin e një shteti palestinez.

Faza e parë përfshin krijimin e një qeverie ushtarake izraelite në Gaza, e cila do të mbikëqyrë ndihmën humanitare dhe do të marrë përgjegjësinë për popullatën civile gjatë një “periudhe tranzicioni”.

Në fazën e dytë, do të formohet një koalicion ndërkombëtar arab, duke përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe e Bahreinin. Ky koalicion duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për normalizimin rajonal, e cila mbështet krijimin e një “autoriteti të ri palestinez”.

Zyrtarët, të cilët nuk janë të lidhur me Hamasin, do të trashëgojnë administrimin e Gazës nga Izraeli, duke i dhënë fund sundimit ushtarak.

Izraeli do të ruajë të drejtën për të kryer operacione sigurie në Gaza, duke pasqyruar operacionet e tij në Bregun Perëndimor, sa herë që lindin nevoja operacionale. Faza tjetër, e cila varet nga stabilizimi i Gazës dhe suksesi i entitetit të ri përfshin reforma të gjera në Bregun Perëndimor të pushtuar në lidhje me funksionalitetin, përmbajtjen arsimore dhe menaxhimin e terrorit të autoritetit palestinez.

Nëse kjo fazë vazhdon pa probleme brenda një afati kohor të paracaktuar prej dy deri në katër vjet, Izraeli do të njohë një shtet palestinez të përcaktuar brenda territorit të autoritetit palestinez dhe do të marrë në konsideratë transferimin e territorit shtesë.

Ky plan u hartua në Izrael nga një “grup biznesmenësh” dhe u nda edhe me zyrtarët amerikanë. Mes këtyre biznesmenëve, disa janë të lidhur ngushtë me kryeministrin Netanyahu, ndërsa një është veçanërisht i afërt.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?