Zbulohet pas 40 vjetësh përdhunuesi serial në Australi! Njihej si gjysh dhe burrë shumë i dashur në familje

22 Nëntor 2022, 18:59| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 19:05

  • Share

40 vjet pas sulmit të tij të parë, policia australiane ka identifikuar një përdhunues serial që terrorizoi Sidnein për tre dekada.

Keith Simms shënjestroi 31 gra midis viteve 1985 dhe 2001. Ai u hynte në shtëpi ose u sulmonte kur ishin duke vrapuar.

Fillimisht hetuesit besonin se kishin të bënin me disa burra të ndryshëm. Por ishte teknologjia e re e AND ajo që afroi prova pë dedektivët të cilët lidhën ngjarjet me Sims, i cili vdiq në shkurt në moshën 66 vjeçare

I njohur në periudha të ndryshme si "Bondi Beast” Simms goditi për herë të parë në 1985. Sulmi i tij i fundit ndodhi në një varrezë në 2001.

Çdo incident u hetua individualisht në atë kohë, por policia filloi t'i lidhte ato në vitet 2000.

ADN-ja e 12 prej viktimave ishte e njëjtë dhe 19 incidente të tjera përputheshin me mënyrën e veprimit të sulmuesit.

Gratë, të moshës nga 14 deri në 55 vjeç, dhanë përshkrime të ngjashme të sulmuesit të tyre; 160 deri në 180 cm i gjatë me ngjyrë, sy kafe dhe një hundë të gjerë.

Ai e mbante fytyrën të mbuluar dhe vishte rroba të rastësishme, si tuta, kapuç apo pantallona të shkurtra futbolli. Simms i këcenonte viktimat me thikë, ose u krijonte përshtypjen atyre se kishte një të tillë me vete

Keith Simms, ose i kërcënonte viktimat me thikë, ose i bënte të besonin se kishte një të tillë mbi vete.

Raportet e mediave vendase dëshmojnë se familja dhe miqtë e kishin përshkruar Simms si një baba, gjysh dhe anëtar të komunitetit shumë të dashur.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?