Kronikë

Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet

15 Korrik 2021, 12:32| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 12:37

  • Share

PËRMET-Në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një  varr ku janë të varrosur 4  trupa dhe një tjetër pak më matanë. Trupat janë gjetur nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit  kane rrethuar zonën në fjalë.

Ka qenë kreu i shoqatës e të ish-të përndjekurve politikë, Nebil Çika, që ka njoftuar se ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në një intervistë për Report Tv Çika thotë se 2 javë që është zbuluar ky varr dhe ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet, kryesisht nga Prokuroria e Përmetit.

Çika thotë se ka dëshmitarë që janë të bindur që të vdekurit varroseshin këtu. Sipas tij banorët shpesh dëgjonin krisma por që herë pas herë nuk e ndanin nëse bëhet fjalë për qitje apo ekzekutime.

"Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtete. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri në 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu Krisma e pushkatime ka pasur.

Shteti shqiptar ka një detyrim moral dhe ligjor të sqarojë se për çfarë bëhet fjalë", tha në një intervistë live për Report Tv Nebil Çika.

 

Ora 14:36
Zbulimi i varrit me 5 trupa në Përmet, Meta: Institucionet përgjegjëse të zbardhin të vërtetën! Të ekzekutuarit padrejtësisht meritojnë vendprehje dinjitoze

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zbulimin e një  varr ku janë të varrosur 4  trupa dhe një tjetër pak më matanë në Përmet, që dyshohet se janë viktima të diktaturës komuniste. Me një postim në Facebook, Meta kërkon zbardhjen e të vërtetës, ndërsa shton se të ekzekutuarit padrejtësisht, meritojnë një vendprehje dinjitoze.

Meta thotë se krimet e diktaturës duhet të dënohen si dhe duhet të gjendet të gjitha viktimat e regjimit.

"U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës. I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës. Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror. Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë", shkruan Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 15/07/2021 13:34

    Ne permet nuk ka patur hapesira territoriale ku pergatiteshin forca speciale.Kane qene vetem kazermat e ushtrise denbabaden,qe nga koha e italise,si dhe dega e PB,Ne mes te permetit.Shikoni se mos del ndonje kocke ushtaresh greke te varrosur.Te pushkatuarit ,kur varroseshin u flitej ne shishe edhe te dhenat e identifi kimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?