Zbulohet një tjetër simptomë e Omicron! Nëse shihni këto shenja në lëkurë, keni nevojë për trajtim urgjent

4 Janar 2022, 13:15| Përditesimi: 4 Janar 2022, 13:16

  • Share

Ka disa simptoma më pak të njohura të variantit Omicron të Covid-19, që mund të nënkuptojnë se keni nevojë për trajtim urgjent.

Disa nga këto shenja mund të shfaqen në lëkurën, buzët ose thonjtë tuaj dhe rekomandohet që nëse i vëreni, t'i kontrolloni ato nga mjeku juaj.

Sipas ekspertëve shëndetësorë në Amerikë në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzët ose sipërfaqen e thonjve tuaj, raporton The Sun.

Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt se variantet e tjera, disa studime tregojnë se ky variant është më i butë se llojet e tjera.

Vaksinimi kundër Covid-it mbron kundër Omicron dhe ofron mundësinë më të mirë për të kapërcyer pandeminë, kanë thënë vazhdimisht zyrtarët shëndetësorë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?