Kishin kthyer shtëpinë në laborator për kultivim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër! Pranga edhe punonjësit të OSHEE-së! Sekuestrohen 271 bimë narkotike

24 Mars 2022, 09:21| Përditesimi: 24 Mars 2022, 11:48

  • Share

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Lezhë. Laboratori i kultivimit të bimëve narkotike përmes ngrohjes me llamba ishte ngritur në katin e parë të banesës së 24 vjeçarit Ylli Pali në Fushë Milot!

Për këtë veprimtari kriminale sipas policisë ai bashkëpunonte me Dean Gegën, 28 vjeç, banor i zonës. Ata kishin vendosur aty llamba elektrike termike dhe pajisje të tjera dhe po rrisnin 271 bimë narkotike kanabis sativa!

Kur policia mësyu për kontroll, Dean Gega u kap duke i shërbyer kanabisit, ndërsa Ylli Pali u shpall në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit. Gjatë kontrollit, u gjeten 2.5 kilogram kanabis dhe pajisje që përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura!

Shtëpia e barit furnizohej nga një lidhje e paligjshme energjie, ndaj në prangat e policisë përfundoi edhe faturisti i OSHEE, Xhovani  Ndreca, 53 vjeç! Shtëpia e barit ishte ngritur pranë një zone të banuar ku ka shumë banesa përreth, por banoret thonë se nuk kishin patur dijeni se funksiononte si e tillë.

Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jenë të përfshire dhe persona të tjerë, por ende nuk është arritur të identifikohen.

Ora 11:38
Pamje nga ‘shtëpia e kanabisit’ në Fushë-Milot, e kishin marrë me qira që në 2021

Report Tv sjell pamjet nga shtëpia e kanabisit në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit. Shtëpia ishte marrë me qira nga Dean Gega, i cili është arrestuar që në tetor të vit 2021, çka do të thotë që laboratori i kanabisit ishte ngritur muaj më parë dhe ishte bërë një investim i madh brenda.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?