Një parcelë kanabisi është zbuluar nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga është vënë një 48-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se parcela është zbuluar në fshatin Zall-Bastar.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.
Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural