Zbulohet në liqenet e Minesotës rosa 'super-nënë' me 76 të vegjlit e saj (VIDEO)

8 Mars 2019, 12:30| Përditesimi: 8 Mars 2019, 13:06

  • Share

Kur fotografi natyralist Brent Cizek bleu një anije të vogël për të udhëtuar në liqenet e Minesotës për të kapur skena intime të kafshëve në habitatin e tyre natyror, ai kurrë nuk do të kishte ëndërruar të ishte dëshmitar i këtyre imazheve; një rosë e rrethuar nga një dyzinë të vegjlish.

Ata ishin aq shumë, saqë i kuriozuar nisi ti numëronte, plot 56. Dhe të mendosh se nuk ishin të gjithë. Ndërsa një ditë më pas u kthye sërish në ujrat e Liqenit Bemidji, ai numëroi prapë të vegjlit e Supernënës, 76. Një rekord i vërtetë. Fotografitë dhe videoja e Cizek u bënë shpejt virale. Për Ornitologët që analizuan fotografitë dhe videon, kjo ishte një ngjarje e veçantë, e pa parë ndonjëherë.

Gjithsesi me afrimin e stinës së emigrimit, kjo çerdhe e jashtëzakonshme do të largohet prej këtu por rekordi i Supernënës do të mbetet. Në dekadën e fundit, mjaftë fotografi të Brent Cizek janë botuar në shumë revista ndërkombëtare. Fal tyre në vitet 2012, 2014 dhe 2016, ai ka qënë finalist i konkursit “Fotografia e Vitit”, organizuar nga BBC.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?