Zbulohet metoda e re për diagnostikimin e Parkinsonit! Teknika e re ‘kap’ sëmundjen më herët se sa shfaqen shenjat

13 Prill 2023, 15:57| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:00

  • Share

Studiuesit amerikanë thonë se kanë gjetur një metodë që mund të diagnostikojë sëmundjen e Parkinsonit përpara shfaqjes së simptomave, duke lejuar trajtimin më të hershëm. Aktualisht nuk ka një test specifik për Parkinsonin duke e bërë të vështirë kapjen e tij. Simptomat ndryshojnë, por edhe disa sëmundje të tjera kanë simptoma të ngjashme, ç’ka bën që shpesh mund të diagnostikohet gabimisht. Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga grumbullimi i proteinave jonormale të njohura si alfa-sinukleina në të gjithë trurin dhe sistemin nervor. 

Ky grumbullim mendohet të ndodhë vite përpara shfaqjes së simptomave fizike si dridhjet, ngadalësia e lëvizjes ose ngurtësimi i muskujve të fillojnë të shfaqen. Hulumtimi konfirmon se metoda, e njohur si analiza e amplifikimit të farës së alfa-sinukleinës, mund të identifikojë me saktësi njerëzit që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes. 

Në nivel global, prevalenca e sëmundjes është dyfishuar në 25 vitet e fundit, me rreth 10 milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Studimi përfshiu 1,123 pjesëmarrës, duke e bërë atë një nga më të mëdhenjtë deri më tani për të vlerësuar dobinë e teknikës alphaSyn-SAA. Sidoqoftë, studiuesit paralajmëruan se studime të mëtejshme afatgjata me madhësi më të mëdha të mostrës do të nevojiteshin për të vlerësuar plotësisht dobinë e teknikës alphaSyn-SAA.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?