Zbulohet kënga zyrtare e Botërorit të Katarit, bashkëpunim mes tre artistëve

1 Prill 2022, 17:25| Përditesimi: 1 Prill 2022, 17:33

  • Share

Kënga e Botërorit 2022 në Katar është zbuluar. FIFA ka publikuar në faqen zyrtare “Hayya Hayya”, e cila përkthehet “më mirë së bashku”.

“Hayya Hayya” do të prezantohet edhe në shortin e fazës së grupeve, i cili do të zhvillohet ditës e sotme dhe vjen si një projekt në bashkëpunim i tre artistëve Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.

Kënga është një bashkim i rrymave “R&B” dhe “rege”, dhe pritet me kureshtje të shihet sesi publiku do të reagoj pas saj dhe nëse do të arrij të ketë suksesin e këngëve që kanë shoqëruar botërorët e kaluar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?