Mbretëresha Elizabeth II

Zbulohet gjesti i bukur i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth për fëmijet e familjes mbretërore, ja çfarë kërkoi ajo për Krishtlindje

24 Dhjetor 2022, 11:04| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 12:02

  • Share

Mbretëresha e ndjerë Elizabeth, para së të ndërronte jetë vendosi t’i fal kënaqësi edhe anëtarëve më të vegjël të familjes mbretërore. Ajo u sigurua që një nga pemët e Krishtlindjeve të lihej pa  dekoruar, në mënyrë që ta dekoronin sipas dëshirës stërnipërit dhe stërmbesat e saj.

Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një kohë e veçantë për Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth. Çdo vit ajo festonte Ditën e Krishtlindjeve me familjen e saj. Gjithnjë, në familjen mbretërore ka qenë tradita e  shëtitjes në  Kishën Sandingham.

Ish-butleri Grand Harold, i cili punoi për Mbretin Charles nga viti 2004 deri në 2011, tha për Mirror: “Kam dëgjuar se në Sandringham, Mbretëresha u sigurua që një nga pemët e Krishtlindjeve të lihej e pazbukuruar në mënyrë që fëmijët të mund ta dekoronin vetë. Sigurisht që ishte një proces që u dha atyre gëzim të madh”.

Në të njëjtën intervistë, Harold zbuloi atë familja mbretërore nuk e bën kurrë në procesin e dekorimit të pemës së Krishtlindjeve.

“Të gjithë përdorin teminat gjatë pushimeve, por në një shtëpi me gjak blu, do të shihni më shumë gjelbërim, drita, lloj-lloj dekorimesh, por rrallë do të shihni teminat”, tha ish-butleri mbretëror.

Këto do të jenë Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth. Mbreti Charles ka konfirmuar se do ta kalojë ditën me pjesën tjetër të familjes së tij në pasurinë Sandringham. Aty do të jenë Princi dhe Princesha e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?