Zbulohet galaktika më e madhe e njohur ndonjëherë 153 herë më e madhe se Rruga jonë e Qumështit

21 Shkurt 2022, 18:44| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 18:46

  • Share

Galaktika më e madhe e njohur është zbuluar nga astronomët, me përmasa 153 herë më të mëdha se Rruga jonë e Qumështit.

E quajtur Alcyoneus, galaktika është rreth 3 miliardë vite dritë larg nga Toka dhe është afërsisht 16.3 milionë vite dritë e gjatë. Për krahasim, Rruga e Qumështit është pak më pak se 106 mijë vite dritë e gjatë.

Dihet pak për këto galaktika misterioze, por mendohet se një vrimë e zezë supermasive aktive është në qendër të galaktikës.

Por një nga gjërat më misterioze për Alcyoneus dhe galaktika të tjera masive si kjo është se si ato rriten kaq të mëdha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?