Zbulohet fabrika e drogës në Ohër! Mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit! Reagon Xhangolli: Është me pushime në Turqi

14 Korrik 2022, 11:38| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 16:26

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Një fabrikë e licencuar për kanabis mjekësor, sipas policisë së Shkupit dyshohet se ka pasur në të drogë të paligjshme. Fabrika e ndodhur në fshatin Orovnik të komunës Debërcë nga vëzhgimi me video në të gjithë objektin, u konstatua se nuk ishte në gjendje prodhimi, pasi sipas deklarimeve nga kompania, po rinovonte hapësirën.

Mediat maqedonase, raportojnë se gjatë kontrollit të policisë gjetën në ambientet e fabrikës, një person që rezultonte ligjërisht i papunë dhe 5 shtetas shqiptarë, të punësuar në subjektin juridik, por pa dokumente.

Në ambientet e jashtme të saj u gjetën 2388 bimë kanabisi në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj për kultivimin për arsye medicianale.  Po ashtu autoritetet thonë se zbuluan brenda ambienteve të fabrikës edhe 1066 fidanë dhe qindra kilogramë bimë kanabisi.

Edhe pse subjekti nuk e ka ta parashikuar në licencë për të prodhuar vaj kanabisi, policia gjeti disa enë që përdoren për prodhimin e vajit të kanabisit.

Më herët mediat maqedonase raportuan se mes të arrestuarve ishte edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, por në një reagim për Report Tv ky i fundit mohon që të jetë e vërtetë, duke saktësuar se dhëndri i tij ndodhet me pushime në Turqi.

“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.

Ora 12:31
Lajmi për arrestimin e dhëndrit të tij si pronar i fabrikës së drogës, kreu i bashkisë Pogradec: Nuk është i vërtetë

1657794802_1200630ilirxbangoli.jpg

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhagolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dhëndrit të tij, si pronar i një laboratori të drogës, nuk është i vërtetë.

“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 14/07/2022 16:30

    Pas pushimeve ne Turqi do beje edhe pushimet ne burg po pati shtet.

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/07/2022 12:04

    Edvin shkjau shqipfolës e ka Ohërin për zemer…!

    Përgjigju
    • Lala: 14/07/2022 23:12

      O pllantazhi ke te drejt .llaku noç

    • Arbërori: 14/07/2022 18:27

      E di që u dhembë shumë , por kot e keni o shkini shqipfolëse sepse koha e dhe toka këtu është e Arbërore . Shqipëria ështé dhe do mbetet vetëm Shqipëtare dhe e Sk kujt tjeter….!

    • Mu**@Arber: 14/07/2022 16:41

      o @Arbëri...............ik se le nam, ter kohen ne nje verr i bie.......lexoji njeher menyren e perdorimit para se te marresh ilaqet, se ke fillu me i marre nga poshte dhe te bejen dem.

    • Lala: 14/07/2022 15:27

      Dobro jutro arber.kako si

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?