Zbulohet emri i zv/ ministrit që
do të bëjë Vettingun në Polici 

3 Nëntor 2017, 21:33| Përditesimi:

  • Share
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka zbuluar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se zv/ ministri Julian Hodaj do të drejtojë grupin e punës për Vettingun në Policinë e Shtetit.

“Vettingu është një nga prioritetet kryesore, skanim i të gjithë policisë. Është ngritur grupi i punës, e udhëheq njëri nga zv/ ministrat, Julian Hodaj do të drejtojë procesin e Vettingut. Deri në fund të vitit do të mbarojmë bazën ligjore dhe kriteret për të filluar më pas skanimin” deklaro ajo. 

Rovena Voda deklaroi se do të largohen të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që janë të inkriminuar dhe të korruptuar. Ministri Xhafaj pak javë më parë paralajmëroi se në Shqipëri do të vijë edhe një grup nga FBI që do të asistojnë për procesin e Vettingut, ndërsa do të përdoret edhe testi poligrafik.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?