Greqi/ Sekuestrohet drogë me vlerë 2 mln euro në Igumenicë

15 Prill, 21:36| Përditesimi: 16 Prill, 09:49

  • Share

GREQI- Një sasi e madhe kokaine 59.5 kg, është gjetur e fshehur në një kamion frigoriferik nga Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ditën e sotme.

Mediet greke raportojnë se kokaina u zbulua në një ndarje të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

54-vjeçari grek, drejtues i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?