Zbulohet Covid i ri me numër të lartë mutacionesh në Britaninë e Madhe

19 Gusht 2023, 11:34| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 12:07

  • Share

Pas nënvariantit të Omicrom, që qarkulloi në korrik, një variant i ri i koronavirusit me një numër të lartë mutacionesh është zbuluar në Britaninë e Madhe.  “Mutacioni BA.2.86 u identifikua dje në Britaninë e Madhe tek një individ që nuk kishte histori udhëtimi së fundmi”, tha Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore.

“Kjo do të thotë se tashmë mund të ketë transmetime të mutacionit midis britanikëve”, shtoi agjencia. BA.2.86 u zbulua për herë të parë në Danimarkë më 24 korrik, dhe më 31 korrik, në të njëjtën ditë kur u zbulua në Izrael.

Një rast i BA.2.86 u zbulua gjithashtu në SHBA, në fillim të këtij muaji. Varianti thuhet se është gnomikisht i largët nga paraardhësi i tij i mundshëm, varianti BA.2, i mbiquajtur “stealth Omicron”.

Ky variant mori këtë pseudonim nga fakti se është më i transmetueshëm se lloji origjinal Omicron, i cili e kishte origjinën në Afrikën Jugore dhe u zbulua për herë të parë në BM në fund të 2021.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha se ka të dhëna të pamjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë relative të llojit të ri, ose sa ka gjasa që të shmanget mbrojtja e ofruar nga vaksinat në krahasim me variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht.

Agjencia tha se do të vazhdojë të monitorojë nga afër përhapjen e variantit dhe kontrollet për përcaktimin e rreziqeve që ky variant mund të paraqesë

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 19/08/2023 11:43

    Banu gati edhe nje her per Lock down

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?