Tiranë/ Djalit të piktorit Sali Shijaku i gjendet arsenal armësh në banesë, shpallet në kërkim! Në hetim i biri, shkonte me thika në shkollë

27 Shkurt, 09:22| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:47

  • Share

TIRANË-  Orges Shijaku mund të jetë artist shumë i njohur dhe biri i një piktori të madh si Sali Shijaku, por kjo nuk e ka penguar që djalit të tij të mitur t’i mësojë dhe këshillojë përdorimin e thikave dhe armëve të zjarrit. Në këto foto shfaqet i mituri, teksa pozon me armë, me gjasa i fotografuar nga i ati.

Por, 16-vjeçari merrte thika me vete edhe brenda shkollës. Agjentët e Komisariatit nr. 3 në kryeqytet po e hetojnë në gjendje të lirë, ndërsa babanë e tij e shpallën në kërkim. Fillimisht blutë morën informacion se një grup shokësh në shkollën “Lidhja e Prizrenit” hynin dhe dilnin me thika dhe organizuan një kontroll të befasishëm në operacionin “Around”, nga i cili rezultoi se vetëm djali i Orges Shijakut kishte me vete 2 të tilla.

Policia nuk e la me kaq, ndërsa në kontrollin e shtëpisë së babait të tij, në një dhomë që shërbente si studio dhe ambient për të fjetur, u gjet një arsenal i tërë me armë zjarri. Bëhet fjalë për 6 armë në total, pushkë, shotgun, armë sportive, armë gjysmë automatike, sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa. I mituri u tha hetuesve se armët ishin të babait, në shtëpinë e të cilit shkonte shpesh pasi vetë jetonte me nënën, për shkak se çifti ishin të divorcuar.

Policia i gjeti 16-vjeçarit dhjetëra foto dhe video në celular, me të cilat kishte pozuar me armë zjarri brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa kanë dyshime të forta se babai i tij e shtynte në përdorimin e tyre. Orges Shijaku aktualisht gjendet në Zvicër dhe është shpallur në kërkim nga policia për armët e gjetura në shtëpi dhe përfshirjen e të birit për përdorimin e tyre.

Ora 10:45
Iu gjetën 6 armë në banesën në Tiranë, Orges Shijaku, djali i piktorit, Sali Shijaku

 

Orges Shijaku, të cilit iu gjet arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor. Agjentët e Komisariatit nr. 3 morën informacion se një grup prej 4 apo 5 nxënësish në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë lëviznin me thika brenda shkollës dhe befasisht organizuan kontroll. Të vetmit që iu gjetën 2 thika ishte djali i mitur i Orges Shijakut.

Më pas, gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armatimet e tjera, të cilat gjetur në një dhomë që shërbente edhe për fjetje edhe studio arti. Djali i mitur u ka thënë hetuesve se armët janë të babait dhe në celular i janë gjetur dhjetëra foto të cilat ishin shkrepur brenda shtëpisë, po me armë. Djali jetonte me nënën, pasi Orges Shijaku ishte divorcuar nga bashkëshortja, por shkonte shpesh në shtëpinë e babait. Shijaku për momentin rezulton jashtë kufijve të vendit, në Zvicër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abc: 27/02/2024 14:34

    Mire qe qe s‘paskan vrare ndonje turist se shtepia e Sali Shijakut eshte ne cdo guide turistike te Tiranes. Turp tu vije qe i nxijne faqen gjyshit qe ka qene piktor i mirenjohur.

    Përgjigju
  • Erdil: 27/02/2024 14:29

    O milet a keni tru apo jo????...kshu ka ardh koha...kur arrin djali I nje artisti me u marr me kete pune mendoni ku jemi

    Përgjigju
  • E verteta: 27/02/2024 14:19

    Turp per babain nese e ka bere nje gje te tille. Me sa duket nuk e dashka te birin se shpjegim tjeter ska. Ne ankohemi per zonat rurale.

    Përgjigju
  • Pelion: 27/02/2024 13:59

    Kështu është kur robit i hyn vetja në qef e fryhet me koqet e babait, jo më kot populli thotë nga ferra lind trëndafili e nga trëndafili lind ferra respekt për të madhin Sali Shijaku.

    Përgjigju
  • The traitors: 27/02/2024 10:37

    Kafshe mesjetare

    Përgjigju
  • O Zot: 27/02/2024 10:01

    Hajde baballar hajde, e pastaj kan faj femijet.Jo mor jo, sthote kot populli, cte mbjellesh do korresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?