Goli i Richarlson kundër Serbisë

Zbulohen tre lojtarët e nominuar për 'FIFA Puskas Award' për golin më të bukur për vitin 2022

10 Shkurt 2023, 14:54| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:07

  • Share

Richarlison, Dimtri Payet dhe Marcin Oleksy janë tre kandidatët e “FIFA Puskas Award”, për golin më të bukur të vitit 2022.

Braziliani është kandidat për golin më të bukur me kombëtaren e tij kundër Serbisë në Botërorin e Katarit. Në rast të fitores, do të ishte hera e tretë radhazi që një lojtar i Tottenhamit, pas Erik Lamelas dhe Son Heung-Min.

Payet është në garë për një goditje të jashtëzakonshme nga 25 metra në ndeshjen Marseille, PAOK në Conference League.

Në fund, Marcin Oleksy, lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë të amputuar, ia doli ta shënonte një gol të shkëlqyer në futbollin mes lojtarëve me këmbë të amputuara. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?