Aeroporti i Kukësit

Zbulohen të dhënat për aeroportin e Kukësit më 1941, më 1939 Ibrahim Kodra udhëtonte me avion

10 Prill 2018, 18:16| Përditesimi: 10 Prill 2018, 18:23

  • Share

Një fletë e shkëputur nga një kalendar i vjetër enciklopedik të befason me kujtesën që sjell. Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Petrit Palushi ka zbuluar në një fragment të këtij kalendari enciklopedik se Kukësi ka pasur aeroport dhe prej këtij aeroporti ka udhëtuar me avion edhe piktori shqiptar me famë botërore Ibrahim Kodra që punoi e jetoi në Itali.

Petrit Palushi ka fotografuar një faqe të enciklopoedisë dhe e ka postuar në rrejtin social Facebook me komentin përkatës:

Nga fleta e Kalendarit Enciklopedik, viti 1941. Linjat ajrore, udhëtimet; të mos harrojmë: Viti 1941. Asokohe, Aeroporti në Kukës quhej "Fusha e ballonave" dhe i ndërtuar shumë vjet ma para..,

shkruan Palushi. Ndërsa kujton edhe kohën kur Ibrahim Kodra ka qenë në Shqipëri dhe ka udhëtuar me avion nga aeroporti i Kukësit.

Pjesë nga enciklopedia që dëshmojnë udhëtimin në vijë ajrore drejt Kukësit

Në vitin 1939 udhëtoi me avion piktori Ibrahim Kodra për në Kukës dhe kthimin e bani po me avion. Ka qëndruar 2 javë në Kukës, Nangë, Bicaj. Sipas tij, në intervistën dhënë Vath Koreshit ne vitin 1993, ka deklaruar se "Më ka marrë malli edhe për Kukësin… më ka çuar atje për ushtrime traineri Anxhelo Antiko, merresha me hedhjen e diskut në atë kohë dhe isha kampion",

shkruan  Palushi.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?