Oerd Bylykbashi

Zbulohen propozimet e PD-Durrës për deputetë! Një anëtar i Aleancës për Teatrin në komisionin e vlerësimit të kandidaturave

22 Korrik 2020, 16:39| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 16:51

  • Share

TIRANE-Report Tv zbulon emrat e kandidatëve të propozuar nga baza në Durrës për deputetë. Më shumë nga grup-seksionet është propozuar Oerd Bylykbashi, më pas vjen Albana Vokshi, Florion Mima, kreu i FRPD-së, Belind Kellici, Pellumb Berisha dhe Gazmend Luku.

Gjithashtu baza ka propozuar edhe dy nënkryetarët e partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Edi Paloka, po ashtu edhe kryetarin e degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferri, por nuk janë pranuar, pasi nuk lejohet në bazë të udhëzimit, që përcakton se kupola drejtuese futet automatikisht në listë.

Të gjithë këto emra do të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, dhe më pas do të bëhet përzgjedhja  e tyre nga Komisioni i vlerësimit të Kandidaturave që pritet të ngrihet, me drejtues Genc Rulin, teksa një nga anëtarët pritet që të jetë Besnik Mustafajn dhe një përfaqësues nga aleanca për mbrojtjen e teatrit, kauz e mbështetur nga PD-ja. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?