Zbulohen tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e Tahirit në Apel

20 Shkurt 2020, 14:07| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 14:22

  • Share

TIRANE-Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë.

Tre gjyqtarët janë përcaktuar përmes shortit që është hedhur ditën e sotme në orën 13:30 për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale.

Në apel ka ushtruar ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkoi dënimin e tij me burg. Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove.

Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kansbisti: 20/02/2020 15:49

    Sajmir Tahiri duhet te vuaje denimin e plote per kanabizimin e shqiperise dhe kthimin e hashashit ne legal per minorenet. Jo se nuk kishte me pate por se ne kohen e ketij njeriu ky fenomen u maksimalizua. Provat per favorizimin e Habilajve jane pafund vetem se prokuroret heren e pare nuk i lexuan. Ka ardhur koha qe ky njeri te izolohet ne burg per ate krim qe ka bere. Paja ngrene fare hakun, aq sa i takon me ligj. Cojeni ne qeli me Shullazin se te aty te pakten nuk do takohen me fshehurazi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?