Zbulohen dokumentet/ Në 2013-ën Lulzim Basha firmosi t’ia jepte plehrat privatit me 37euro/ton, 8 euro më shtrenjtë

16 Tetor 2020, 13:26| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:40

  • Share

Kundërshtimi i opozitës në lidhje me menaxhimin e plehrave duket se fsheh pas prishjen e një kontrate që do t’i sillte të ardhura të majme kreut të PD-së, Lulzim Basha. Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente, që në gusht të 2013-ës, Lulzim Basha ka nisur tratativat lidhur me menaxhimin e plehrave të qytetit nga privatët.

Kontrata në atë kohë nga Basha kishte si çmim përmbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve 37 euro për ton, ose e thënë më thjeshtë, 8 euro/ ton më shumë se sa menaxhohet tani kur kryeqyteti pastrohet 3 herë në ditë.

Kontrata do të ishte 20-vjeçare duke bërë që fitimet të vijonin normalisht, pavarësisht se kush do të merrte më pas drejtimin e bashkisë apo të qeverisë.

Mjafton të lexojmë studimin e fizibilitetit që do i hapte rrugë kësaj kontrate të majme dhe që është firmosur pa hezitim nga kryetari I Bashkisë së asaj kohe Lulzim Basha, sot lideri i opozitës.

Fizibiliteti i objektit vlerëson se koncesioni për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qytetit të Tiranës, nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare të projekteve të ngjashme, do të jepet për një periudhë mesatare 20-vjeçare, me një investim kapital total në afro 34.6 milionë euro dhe nj kosto operacionale në 37 euro/ton. Vlerësimi i bërë në studim për pagesën koncesionare që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit vijon në 11,412.000 euro/vit – 12,382,000 euro/vit – 10,387.000 euro/vit, respektivisht për skenarët “base case”, “law case”, dhe “high case”, thuhet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë së drejtuar nga Bashan ë atë kohë.

Pra, sikurse mund të shihet, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që sot shprehet kundër menaxhimit të mbetjeve, e kishte mbyllur me 37 euro/ ton. Me sa duket, kreu demokrat po "vajton" 8 euro për çdo ton plehrash nga projekti i firmosur prej atij vetë kur ishte Kryetar Bashkia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 16/10/2020 13:43

    Kauza juaj te PD-LSI eshte genjeshtra dhe vetem genjeshtra,keshtu nuk vini per 50 vjet ne pushtet,jeni parti fashiste e dhunshme qe keni ne ADN tuaj vetem genjeshtra e baltosje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?